Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij kanë marrë nështetësinë shqiptare. Çifti kanë marrë pasaportat nga presidenti Ilir Meta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai shprehet se ndihet i nderuar dhe po aq shqiptar sa ç’është ndjerë gjithmonë.

“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare. Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote . I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe ndere i dashur President. Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar Sabriu.





