Një i dënuar në burgun e Drenovës ka humbur jetën nga Koronavirusi. “Abc News” ka bërë me dije se bëhet fjalë për një 47-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë.
Atij i kishin mbetur dhe vetëm 20 ditë për të përfunduar dënimin, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot Koronavirusit. Mësohet se 47-vjeçari ndërroi jetë në burgun e “Shënkollit” në Lezhë, ku ishte dërguar për kurim pasi burgu në fjalë është kthyer në spital Covid për të dënuarit.
Burimi: "Abc News"
