Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i ka kthyer përgjigje Monika Kryemadhit pasi gjatë një takimi me të rinjtë, me ironi kryetarja e LSI tha se Shahini s’mund të ikë të paktën pa na dhënë përgjigje se çfarë bëri Turi.
Ministrja përmes një shënimi në facebook shkruan se në lidhje me pyetjen e Turit, rreth 12 mijë maturantë u përgjigjën saktë, duke theksuar se ka të rinj që janë më të arsimuar se ata që kritikojnë reformat e PS.
“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje. Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Shahini.

