Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari realizon shpesh mini-intervista me ndjekësit e saj në rrjete sociale, siç ka bërë dhe së fundmi. Ajo iu përgjigjet pyetjeve të ndryshme dhe shpesh i habit të gjithë me deklaratat e saj.

E pyetur rreth “Jeho”, Fjoralba ka treguar se gjatë episodit të parë të këtij emisioni është ngjitur në skenë me temperaturë 39.5. Për këtë arsye ajo dyshon se mund të ketë kaluar Koronavirusin.

“Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”, ka shkruar moderatorja. Siç duket Fjoralba nuk i është nënshtruar testit, prandaj nuk mund ta thotë me siguri.







