Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Shtator 2020, 18:06

E rëndë në Berat/ Vetëhelmohet me fostoksinë kryefamiljari, baba i dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Berat. Një 51-vjeçar është vetëhelmuar, duke i dhënë fund jetës. Burime për “Abc News” kanë bërë me dije se pasi kishte darkuar me familjen, ai kishte konsumuar fostoksinë dhe ishte shtrirë për të fjetur.

Pas ekspertizës së kryer, 51-vjeçari ka rezultuar me një sasi të madhe nga ky helm në gjak. Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si roje në një filial banke në Berat.

Sipas familjarëve, 51-vjeçari kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

Burimi: "Abc News"