Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Shtator 2020, 18:06

Çfarë ngjashmërie! Sara Hoxha prezanton për herë të parë të ëmën: Bjondja e preferuar

Bukuroshja Sara Hoxha është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara, si në media ashtu dhe nga publiku. Ajo nuk i kursen fotot në rrjete sociale, të cilat marrin vëmendjen e ndjekësve.

Së fundmi, Sara ka prezantuar për herë të parë të ëmën: një zonjë bjonde me dy blu. Ajo ka publikuar një foto pranë saj në Instastory, duke zbuluar ngjashmërinë e madhe mes tyre. “Mami, bjondja ime preferuar në tokë”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Kujtojmë se ajo dhe Ledri do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të një vajze dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot me barkun e rrumbullakosur.