Këtë pasdite në emisionin “Ftesë në pesë” ishin të ftuar Albërije Hadërgjonaj dhe drejtuesit e “Arkiva music”, Anxhela dhe Aldori. Treshja kanë vazhduar live përballjen e tyre, e cila nisi ditën e djeshme me shkëputjen e Albërijes nga kjo kompani.
Gjatë intervistës, Albërija u shpreh se nuk ka bërë asgjë kundër kompanisë, ama ajo ka bërë shumë kundër asaj. Ajo i akuzoi për shfrytëzim dhe keqpërdorim të emrit të saj.
"Une nuk kam bere asgje kunder tyre. Ato kane bere kunder meje. Kam qene shume transparente gjithmone, jam jo shume mire emocionalisht sepse e gjithe kjo u degradua shume. Une nuk kam fyer artiste, ajo fjale ka dale ne bisede me keto. Keto kane thene qe shqiperia eshte mbushur me k*rva qe kendojne. Prandaj thashe mbani ato qe kane aty. Nese dikush eshte fyer i kerkoj falje. I kerkoj falje publikut! Mua me kane torturuar. Keto kane demtuar emra te medhenj. Me keni shfrytezuar, keqperdorur", tha Albërija.
Nisur nga deklarata e saj, Aldori zbuloi se në tetë vitet e fundit Albëria ka marrë 3.200 euro në llogarinë bankare.
"Ne tete vitet e fundit ka marre 3200 euro ne llogarine bankare
Dhe i bie 30 euro ne muaj. Alberija eshte nje nder kengetaret qe merr me pak te ardhura. Keto jane informacionet financiare", tha ai.
Sipas Anxhelës, kompania i ka ofruar Albëries që t’i mbante këngët (të cilat janë fshirë nga ky kanal) por këngëtarja donte që t’i mbante në dy kanale njëkohësisht dhe kjo nuk ishte e mundur.
"I eshte ofruar mundesia t’i mbaje kenget, por Alberia donte qe kenget t’i mbante ne dy kanale dhe te Arkiva dhe te kanali i saj. Kjo nuk mund te ndodhe", tha ajo.
Albërija i kërkoi sërish falje publikut dhe u shpreh se nuk mund ta vazhdonte intervistën, pasi po bëhej e padurueshme për të. Si përfundim ajo u shkëput nga linja, duke e lënë ende pezull gjithë këtë situatë.
