Një performancë të veçantë ka dhuruar sot akrobatja Fiona Rushiti. Gjithçka është filmuar drejtpërdrejt nga kamerat e "Shqipëria live", teksa Fiona performoi në qendër të Tiranës, majë një vinçi.

"Kisha pak emocione", tha Fiona dhe u shpreh se kishte merakun e të ëmës e cila ishte shqetësuar shumë.

"Kur dola nga shtëpia më tha sot nuk do të shoh, por po e shihte dhe e ndjente që perfomanca ime do ishte pa rrip sigurimi. Sot isha në një lartësi prej 15 metrash dhe do vazhdoj ta rris gradualisht. Kjo është ajo që unë dua të bëj dhe nuk do ndalem. Përpos faktit që askush nuk më ka mbështetur, sepse kam kërkuar nga institucioni të shohin performancën time. Jam e para akrobate që bëj të tilla performanca, që kam sfiduar lartësitë. Do vendos rekord në Ballkan, por insititucioni mua nuk më del për zot. Kam kërkuar ndihmë nga Cirku Kombëtar dhe nuk ma kanë dhënë. Unë kam punuar vetë", u shpreh Fiona.
