Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një humbje jete nga Koronavirusi.
Bëhet fjalë për një qytetare 61-vjeçare nga Korça, e cila nuk e ka fituar dot betejën pavarësisht përpjekjes së mjekëve.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
