Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime dhe janë konfirmuar 151 raste të reja pozitive me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë dhe Mirditë, 4 raste në Fier, nga 3 raste në Gjirokastër, nga 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë dhe Vorë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë dhe Patos.
45 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
