Urgjenca e Spitalit të Durrësit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, për shkak të një shkëndije elektrike në repartin e grafisë. Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC News se brenda pak minutash, zjarri ka pushtuar të gjitha dhomat dhe era e djegies së kabllove ka filluar të asfiksojë pacientët.
Të gjithë pacientët që ishin shtruar në repartin e Urgjencës u evakuuan për në një tjetër godinë brenda spitalit Rajonal ndërsa vënia nën kontroll e flakëve ka zgjatur rreth 2 orë.
Zjarrfikësit dhe forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar zjarrin. Ndërkohë nga informacionet bëhet me dije se asnjë person nuk është lënduar.
Burimi: abcnews.al
