Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Shtator 2020, 10:10

Kompania muzikore i nxjerr videon e sherrit Albëries: Mbani kurvat e Shqipërisë në kanale

Një sherr publik ka nisur mes këngëtares së mirënjohur Albërie Hadërgjonajt dhe kompanisë muzikore "Arkiva shqip". Ditën e djeshme Albëria njoftoi shkëputjen e kontratës me këtë kompani, por kjo shkëputje është shoqëruar me fshirjen e të gjitha këngëve të këngëtares nga kanali i Youtube.

Albërie deklaroi se për këtë veprim do e hedhë në gjyq kompaninë ndërsa këta të fundit deklarojnë se fshirja e videove nga Youtube është pjesë e kontratës.

Arkiva shqip ka publikuar videon ku këngëtarja shkon në zyrë dhe kërkon ndërprerjen e bashkëpunimit. "Nuk jam artiste vari tr*pin siç keni ju aty si fshati në festë që është turp me i pa, m’vje për të vjellë ato këngëtare. S’kam pasur asnjë lloj suporti nga ju. Kënga e re një tmerr, njwë support i ndyrë, i qelbur. Nuk dua të kem punë më me ArkivaShqip, kurrë! Merrni ato kurva mbajini nëpër kanale", dëgjohet të thotë Albërija.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ArkivaShqip (@arkivashqip) on

Dje këngëtarja publikoi në Instagram një video duke festuar me fishekzjarre dhe shkruante se po festonte shkëputjen nga kjo kompani muzikore.

“Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP. Shume artista shqiptare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem…Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. Arkiva shqip pervec se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende. Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte ceshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim.. Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti kenge te reja", shkruan Albërija.

Më pas, Arkiva Shqip, publikoi një status ku shkruante se Albërije Hadërgjonaj u është futur me ulërima në zyrë duke kërkuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi. 

“Albërije Hadërgjonaj si emigrante e viteve 90, futet me ulerima ne zyrat tona, shan artistet e tjera qe kemi kliente ju thote Prostituta, kerkon qe ti fshihen te gjitha klipet nga kanali ArkivaShqip me pretekstin se nuk do te jete pjese e grupit te prostitutave, nenshkruan kerkesen per ti fshire materialet dhe pastaj shpif ne instagram qe ja kane fshire materialet pa deshiren e saj. Kush eshte prostituta ktu? Si mendoni ju?”, shkruhej në status.

Replikat kanë vazhduar dhe Albërija ka shkruar në statusin e rradhës: “Kam mbyllur cdo bashkepunim me ju dhe shpresj te gjthe te ikin nga kthetrat mashtruese! Kjo eshte gjuha dhe menyra si i trajtoni artestet. TURP. Jam e bindur qe acromaxmediagmbh Po ta di cfar mashtrimesh beni ju kish me ju zhduk…Nejse …. Pune qe rregullohet por jeten time ju nuk keni te drejt ta fshini!!!!”.

Kompania muzikore ka reaguar sërish duke komentuar: “Albërije Hadërgjonaj, nuk e di cfar ke pire, po mos vazhdo me ta pish se qenka shume e demshme. Kur te zgjohesh neser me shpresen qe do jesh esull, urojme te kuptosh se arkiva shqip eshte e acromax media gmbh dhe kane te njejtet pronar".

"Mjer artistat", shkruan Albërija.