Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Shtator 2020, 09:09

Po lëvizte me mjetin luksoz, ndalohet nga policia Mozzik

Mozzik është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe ky moment është filmuar nga dëshmitarët. Në videon e publikuar në rrjete sociale, reperi shihet pranë makinës së tij luksoze Mercedes G63 AMG.

Bashkë me të është dhe një nga miqtë e tij, Grajqa, me të cilin ai ka publikuar dhe disa fotografi në rrjete sociale.

Të dy personat në fjalë shihen të jenë pa maska, ndërsa Mozzik në një moment shfaqet duke biseduar në telefon.

24-vjeçari ndalohet nga autoritetet dhe dorëzon dokumentet. Ende nuk dihet ç'ka ndodhur me reperin.

Burimi: Gazeta Blic