Këngëtarja simpatike, Xheisara ishte e ftuar sot në emisionin "ABC e Pasdites", me moderatorin Ermalin Peçi ku temë diskutimi ishte “Virusi që na njohu me Shqipërinë”. Gjatë emisionit Xheisara tregoi se pushimet këtë vit i bëri në jug të Shqipërisë.

Ajo tregoi se i kaloi pushimet në jaht dhe nuk ngurroi aspak të rrëfente se i kishte marrë me vete bukë me domate e djath.

"Ti na ke treguar një jetë glamuroze dhe në fakt ke qenë me domate me vete?", e pyeti i habitur Ermali Xheisarën.

"Absolutisht po", u përgjigj këngëtarja.
