Jeta private e moderatores shumë të pëlqyer nga publiku, Nevina Shtylla ka qenë në vëmendje të mediave që kur u zbulua lidhja e saj me një djalë simpatik, Arbër Myftari, me profesion jurist.

Pak kohë më parë u përfol se çifti i ka dhënë fund lidhjes. E ftuar sot në emisionin "Wake up", Nevina ka folur njëherë e mirë për jetën e saj private, kur u pyet nga Ori Nebiaj për marrëdhënien e saj me juristin.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë. Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë", u shpreh Nevina.








