Nga Shqipëria / E Martë 8 Shtator 2020, 17:05

'Më ktheni të vdes në vendin tim', ndërron jetë në kampin sirian gjyshja shqiptare

Ka ndërruar jetë Mentije Dumani, 73-vjeçarja e cila jetonte ne kampin famëkeq të Al Hawl në Siri. Pak kohë më parë 73-vjeçarja bëri apel kohë për autoritetet shqiptare ku shprehej se donte të kthehej e të vdiste në vendin e saj. 

“Më ktheni të vdes në vendin tim”, shprehej Mentije Dumani në videon e publikuar nga A2news.

Gjyshja e Eva dhe Endri Dumanit u shua pasditën e djeshme në kampin famëkeq të Sirisë.