Nga Shqipëria / E Martë 8 Shtator 2020, 17:05

Shtatzënë për herë të dytë, 'Hyrrem' fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Pak ditë më parë aktorja e njohur Meryem Uzerli, e cila luan rolin e "Hyrremit", në serialin "Sulejmani i madhërishëm", dha lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Meryem tregoi se është 5-muajshe shtatzënë dhe po pret një vajzë. "Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër", tha aktorja.

Meryem sot ka hapur lokalin e saj të dytë në Berlin dhe pozoi për herë të parë në publik.

Aktorja u shfaq e veshur me këmishë të bardhë dhe një fustan me kuadrata ku në sy binte barku i rrumbullakosur.

Meryem është nënë e një vajze 7 vjeç me emrin Lara. Ajo e ka ruajtur shumë hermetike jetën private vitet e fundit dhe e ka mbajtur sekret partnerin e saj.