Nga Shqipëria / E Martë 8 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 147 raste të reja sot, humbin jetën 2 qytetarë, ja qytetet më të infektuara

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime dhe janë konfirmuar 147 raste të reja pozitive me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, nga 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Vau Dejës, Selenicë.

53 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjen e stafit mjekësor në të dy spitalet Covid, betejën me sëmundjen e kanë humbur 2 qytetarë, një 59-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Elbasani.