Nga Shqipëria / E Martë 8 Shtator 2020, 15:03

Përplasja me Ben Blushin/ Zbulohet e vërteta, a do largohen Salsano dhe Altin Basha nga Portokalli

Largimet e përfolura nga "Portokalli" kanë qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit. Fillimisht u tha se Xhemi nuk do të jetë pjesë e spektaklit, më pas u përmend emri i Salsanos, për të cilin u tha se ka dhënë dorëheqjen gjithashtu.

U tha shkak për këtë ishte bërë përplasja e tij me drejtorin e “Top Channel”, Ben Blushin. Ndërkohë edhe për regjisorin Altin Basha është përfolur se do të largohej nga spektakli.

Mirëpo mesa duket këto kanë qenë thjesht thashetheme pasi burime për revista “Who” pohojnë se gjatë mbledhjeve të “Portokalli” ditët e fundit kanë qenë të pranishëm edhe Salsano Rrapin me Altin Bashën.

Kujtojmë se ditën e djeshme aktori Rezart Veleshnja zbuloi se emisioni i humorit do të rikthehet në tetor për sezonin e ri, ndaj deri atëherë na mbetet të presim për të parë çfarë do ndodhë.