Nga Shqipëria / E Martë 8 Shtator 2020, 14:02

Lajm i mirë: Shqipërisë do t’i dhurohen vaksina anti-Covid

Komisioni Europian ka porositur 400 milionë vaksina për Covid-19 nga kompania “AstraZaneca”, vaksina e së cilës është zhvilluar me Universitetin e Oksfordit dhe ndodhet në fazën e tretë të testimeve.

Në një njoftim për shtyp KE ka bërë të ditur se një pjesë e këtyre vaksinave do t’ju dhurohet edhe vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme. Sipas Deutche Welle,r përfituese e vaksinave dhuratë nga BE-ja është dhe Shqipëria pasi ipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se “asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”.

Burimi: abcnews