Nga Shqipëria / E Martë 8 Shtator 2020, 14:02

E kanë mbajtur të fshehtë, çifti i njohur i showbizit i infektuar me koronavirus

Çifti i njohur, David dhe Victoria Beckham raportohet se janë infektuar me koronavirus. David dhe Victoria e kanë mbajtur të fshehtë këtë, por mediat e huaja shkruajnë se çifti e kanë kaluar Covid-19 gjatë fillimit të muajit mars teksa ishin në Los Angeles.

Sipas raportimeve çifti pati frikë se po e përhapnin virusin, duke qenë se edhe pjesëtarë nga stafi i tyre rezultuan pozitiv, pas dy javësh udhëtimi.

Çifti e ndanë kohën e tyre mes SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar midis datave 5 dhe 19 Mars, duke udhëtuar nga Los Angeles në Londër për në Cotswolds në Miami dhe më pas përsëri në Cotswolds.

E gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore pas infektimit.