Këngëtarja e mirënjohur Albërije Hadërgjonaj ka njoftuar shkëputjen e kontratës me kompaninë muzikore Arkiva Shqip. Kjo shkëputje është shoqëruar me fshirjen e të gjitha këngëve të këngëtares nga kanali i Youtube i kompanisë. Ky veprim ka sjellë sherr mes dy palëve.

Albërie ka publikuar në Instagram një video duke festuar me fishekzjarre dhe shkruante se po festonte shkëputjen nga kjo kompani muzikore.
View this post on Instagram
“Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP. Shume artista shqiptare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem…Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. Arkiva shqip pervec se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende. Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte ceshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim.. Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti kenge te reja", shkruan Albërija.
Më pas, Arkiva Shqip, ka publikuar një status ku shkruan se Albërije Hadërgjonaj u është futur me ulërima në zyrë duke kërkuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi.
“Albërije Hadërgjonaj si emigrante e viteve 90, futet me ulerima ne zyrat tona, shan artistet e tjera qe kemi kliente ju thote Prostituta, kerkon qe ti fshihen te gjitha klipet nga kanali ArkivaShqip me pretekstin se nuk do te jete pjese e grupit te prostitutave, nenshkruan kerkesen per ti fshire materialet dhe pastaj shpif ne instagram qe ja kane fshire materialet pa deshiren e saj. Kush eshte prostituta ktu? Si mendoni ju?”, shkruhet në status.
View this post on Instagram
Replikat kanë vazhduar dhe Albërija ka shkruar në statusin e rradhës: “Kam mbyllur cdo bashkepunim me ju dhe shpresj te gjthe te ikin nga kthetrat mashtruese! Kjo eshte gjuha dhe menyra si i trajtoni artestet. TURP. Jam e bindur qe acromaxmediagmbh Po ta di cfar mashtrimesh beni ju kish me ju zhduk…Nejse …. Pune qe rregullohet por jeten time ju nuk keni te drejt ta fshini!!!!”.

Kompania muzikore ka reaguar sërish duke komentuar: “Albërije Hadërgjonaj, nuk e di cfar ke pire, po mos vazhdo me ta pish se qenka shume e demshme. Kur te zgjohesh neser me shpresen qe do jesh esull, urojme te kuptosh se arkiva shqip eshte e acromax media gmbh dhe kane te njejtet pronar".
"Mjer artistat", shkruan Albërija.





