Nga Shqipëria / E Martë 8 Shtator 2020, 13:01

E tmerrshme/ Amerika pushtohet nga flakët, të vdekur dhe shtëpi të shkatërruara

Zjarret kanë pushtuar Kaliforninë, Uashingtonin, Koloradon dhe Oregonin në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se helikopterët ushtarakë u përpoqën për të shpëtuar alpinistë të bllokuar nga zjarret në Sierra National Forest, Kalifornia të hënën në mbrëmje, por pa sukses.

Shefi i Zjarrfikësve, Toni Escobedo konfirmoi të paktën një viktimë dhe paralajmëroi se mund të ketë edhe shumë të tjerë.

"Përpjekjet e shpëtimit ishin të pasuksesshme, pilotët ushtarakë u përpoqën të uleshin por shtëllungat e tymit i ndaluan. Një përpjekje tjetër do të bëhet së shpejti për të evakuuar njerëzit e bllokuar në Liqenin Edison dhe China Peak", tha departamenti i zjarrfikësve.

Flakët kanë shkatërruar shtëpi, pyje dhe tokat me bar, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta e bënë detyrën e zjarrfikësve edhe më sfiduese.

Në Los Angeles temperaturat kanë arritur rekord dhe është shënuar një vale nxehtësie historike.