Nga Shqipëria / E Martë 8 Shtator 2020, 11:11

Tjetër largim i bujshëm nga ekrani/ Mirela Milori: Ftesa për kafe mbetet e hapur

Pas largimit të gazetares Juli Xhokaxhi, një tjetër largim i bujshëm ka ndodhur në ekranin e Abc News. Përmes një postimi në Instagram, gazetarja Mirela Milori ka deklaruar se ka shkëputur marrëdhëniet me televizionin Abc News.

Milori shkruan se vitet e punës tek ky televizion kanë qenë me shumë vlerë dhe ftesa për kafe mbetet e hapur.

“Miq! Në vazhdim të interesimit tuaj, po ju konfirmoj që jam larguar nga ABC News. Vitet e punës në këtë ekran, do të mbeten të çmuara dhe me shumë vlerë në karrierën time! Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në këtë televizion, ftesa për kafe mbetet e hapur! Miqësisht M”, shkruan Milori.

Kujtojmë që Mirela Milori drejton edhe emisionin "Historia ime" në TV Klan.