Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 23:11

Zamira Kita dhe i shoqi dalin me Koronavirus, ja gjendja e tyre shëndetësore

Drejtoresha e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita është infektuar me Koronavirus. Burime për “Abc News” kanë bërë me dije se përpos aktores dhe burri i saj ka rezultuar pozitiv.

Çifti janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht janë karantinuar në banesë. Mungesa e Zamirës është vënë re dhe në festivalin e komedisë KoKoFest, të cilin e organizon përherë ajo.