Në një intervistë për “Ilva Now” në Euronews Albania, ministrja e arsimit, Besa Shahini ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e fushatës së ardhshme të PS-së. Në përfundim të këtij mandati, ajo do të largohet nga Shqipëria.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, u shpreh Shahini.
