Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 20:08

Ndërpriten xhirimet, aktori i ‘Çukur’ del me Koronavirus

Një ndër aktorët e serialit turk shumë të ndjekur dhe në Shqipëri, “Çukur-it”, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Bëhet fjalë për Xhelasunin, emri i vërtetë i të cilit është Kubilay Aka.

Mediat turke kanë bërë me dije se aktori është në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht ai është izoluar.

I gjithë stafi i është nënshtruar testit por fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Megjithatë, “Çukur” ka ndërprerë për momentin xhirimet.