Aktorja e njohur turke, Alina Boz është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.

Alina ka njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është karantinuar për të mos infektuar të tjerët. Ajo ka falenderuar të gjithë personat që janë shqetësuar për të.

Kujtojmë se Alina u bë shumë e famshme në Shqipëri me rolin e Hazallit në serialin “Fate të kryeqëzuara”. Atë e kemi parë dhe në serialin “Mos ma lësho dorën”.





