Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 18:06

Sa romantik: Romeo i bën surprizën më të ëmbël Jonidës

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ndryshe nga ç’bënin dikur, dyshja nuk e fshehin më lidhjen e tyre.

Si Romeo, ashtu dhe Jonida nuk i kursejnë fotot dhe videot në rrjete sociale. Së fundmi, me anë të një postimi këngëtarja na ka treguar të gjithëve natyrën romantike të partnerit.

Ai e ka suprizuar Jonidën me një buqetë me trëndafila të kuq për t’i uruar një javë sa më të këndshme. “Javë të bukur. Të dua”, ka shkruar Romeo në pusullën e vendosur te buqeta.