Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 17:05

‘I gjatë dhe simpatik’, Fjoralba Ponari kapet mat me të dashurin

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjete sociale. Madje ajo realizon shpesh mini-intervista me ndjekësit në Instastory, siç ka bërë dhe së fundmi.

Fjoralba është në një lidhje dhe këtë e ka konfirmuar këtë të hënë. Mirëpo moderatorja nuk ka publikuar kurrë foto pranë tij, prandaj ai është një fytyrë e panjohur për publikun. Një ndër ndjekëset e saj e ka hasur sot çiftin në rrugë dhe ka zbuluar se ai është “i gjatë dhe simpatik”.

“Kush është ai çuni i gjatë, simpatik që ishte me ty sot? Meqë ra fjala, je si beb live”, i shkruan ndjekësja. “I dashuri im dhe faleminderit”, ka replikuar Fjoralba.