Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 17:05

Zbulohet dhurata e veçantë e Erzinës në ditëlindjen e Kreshës, reperi ‘e mbyt’ me të puthura

Reperi i njohur, Mc Kresha festoi para dy ditësh ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë nuk kishte si të mungonte një dhuratë nga Erzina, e cila ka qëlluar në shenjë për atë më idealen.

Miqtë e dyshes kanë publikuar në rrjete sociale një video, ku shihet se Erzina i ka dhuruar një gramafon për të dëgjuar muzikë. Kresha e ka pëlqyer së tepërmi dhuratën e së shoqes, të cilën e ka puthur dhe përqafuar plot dashuri në mes të miqve.

Kujtojmë se kjo është ditëlindja e parë që e ka gjetur reperin baba. Në muajin qershor Erzina solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Iza.