Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 17:05

Shtatzënë për herë të dytë, kush është partneri misterioz i 'Hyrremit'

Pak ditë më parë aktorja e njohur Meryem Uzerli, e cila luan rolin e "Hyrremit", në serialin "Sulejmani i madhërishëm", dha lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Meryem tregoi se është 5-muajshe shtatzënë dhe po pret një vajzë. "Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër",-tha aktorja, e cila është nënë e një vajze 7 vjeç me emrin Lara.

Pas këtij lajmi, mediat turke menjëherë kanë nisur kërkimet për partnerin e aktores. Meryem e ka ruajtur shumë hermetike jetën private vitet e fundit.

“Meryem Uzerli është shtatzënë për herë të dytë, kush është babai i fëmijës”-janë titujt e gazetave turke.

Meryem Uzerli ka preferuar të mos i komentojë lajmet dhe të vazhdojë ta mbajë sekret partnerin e saj.