Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 17:05

I përlotur, Mihal Kokëdhima tregon jetën e tij pas ngjarjes: Ç’kërkonte gjithë qeveria mbi mua

Mihal Kokëdhima i ftuar sot në "Shqipëria live", ka rrëfyer jetën e tij pas ngjarjes që ndodhi vitin e kaluar në Porto Palermo, ku ai u hodh mbi makinën e një grupi turistësh spanjollë. Kokëdhima tregoi se turistët ishin ngritur nga tavolina dhe nuk donin të paguanin.

Sipas tij, përgjegjësit do të paguajnë për atë që i bënë dhe i përlotur u shpreh se nuk e meritonte dënimin.

"Një grup turistësh më terrorizuan, isha drejt vdekjes. Unë quhem agresor, që theva xhamin e makinës për tu mbajtur? I bija xhamit që të ndalonte. Pasagjeri i thoshte shoferit ndalo dhe mua më thonin hidhu, ku të hidhesha?! Kush është ai bir ku*ve që hidhet para makinës në ecje makina? Ishte fuqia ime fizike që mbijetova. Atë ditë kishte shumë punë dhe isha në krye të punës. Unë punoja me ndershmëri. Erdhi një grup spanjoll, pritën 20 minuta dhe i shkova i thashë hajde në kuzhinë të shihni peshkun. Zgjodhën, ia përgatita, vazhdova punën me të tjerët. Pas nja 10 minutave më thotë kamarieri nuk duan 8, por duan 5. Tani ata e kishin dhënë porosinë. Dal nga kuzhina dhe shoh tavolinën bosh. I pashë që po iknin dhe i pyeta pse po ikni ose paguani dhe ikni. Shoferi më kapi prej gryke. Pastaj më la dhe u futën në makinë. Unë i dola para makinës dhe i thashë nuk do ikni pa ardhur policia. Mora policinë në telefon, ky i futi marshin makinës dhe eci, unë para makinës. Detyrimisht çfarë mund të bëja unë, vura këmbën në parakolp, i bërtita mbaje, mbaje. Eci nja 200 metra fillova t'i bija xhamit për ta detyruar të ndalonte. Shkova në spital i vdekur. Kur hapa sytë shkova për të bërë denoncim. Nuk donin as të më merrnin denoncim në polici. Pse? Më thanë do arrestohesh. Kë kam prekur me dorë? Ku është viktima? Më burgosën dhe nuk donin të më lironin. Kishin marrë urdhër për të më shkatërruar jetën. Do të mbajnë përgjegjësi të gjithë. E kam marrë policinë në telefon. Është fakt. Nuk i mohon bir ku*ve këto gjëra. Të vijë Policia të thotë e kam marrë në telefon. Kjo që ndodhi është një turp i zi. E mbulon një vello e zezë atë që e ka organizuar. Ç’kërkonte gjithë qeveria mbi mua? Çfarë bëra unë? Se ku e gjetën atë urrejtje pastaj. Më shkatërruan lokalin, më vodhën lokalin. Më shkatërruan pemët. Okay jam pa leje po jam në vendin tim 1 mijë vjet. Nuk ia zura njeriu”, tha Kokëdhima.