Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 151 raste të reja sot, qytetet ku ka më shumë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 151 raste të reja pozitive me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, 4 raste në Divjakë, Fusharrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz dhe Pogradec.

80 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 6186 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.