Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 16:04

3 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Betejën nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana. 

Në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.