Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shtator 2020, 14:02

Arjola Demiri përkrah kryeministrit Rama: Do jem për mandatin e tretë e të katërt

Arjola Demiri, aktorja tropojane që ka fituar zemrat e publikut e ka arritur sukses me rolet e saj në filma, seriale e në teatër ka marrë së fundmi një vendim. Arjola ka deklaruar se në zgjedhjet parlamentare do të jetë përkrah kryeministrit Edi Rama duke renditur edhe arsyet e vendimit të saj. 

"Miq e mikesha,familjare e fansa te mij,po ju komunikoj se ne zgjedhjet e priteshme parlamentare do jem perkrah Edi Rames me tere mundesite dhe energjite e mija. Vij nga nje familje e djathte ne gen por pikerisht kjo me intrigon te braktis pergjithmone te ashtuquajturit te djathte qe abuzuan me idealet e prinderve e gjysherve te mij.I bashkohem Edi Rames se qytetin tim te lindjes nga nje germadhe e varreze politike per 25 vjet e riktheu ne jete e nje qytet modern qe bashkjeton me shekullin e ri. Me Edi Ramen do jem jo vetem per mandatin e trete por dhe per te katertin...", shprehet Arjola.

Arjola sot ja ka bere te ditur vendimin e saj Drejtuesit politik te PS-se per Qarkun e Kukesit z.Safet Gjici me nje memo te thjeshte "Me shume deshire, ndergjegje e vendosmeri do jem me ju ne fushate.Jam e lumtur te jem perkrah jush qe keni treguar kurdohere qe dini e mundeni te jeni kampion".

Kujtojmë që Arjola arriti një sukses të paparë me rolin e saj në filmin "I love Tropoja", film në të cilin u shfaq edhe kryeministri Rama. Tani Arjola është pjesë e kastit të "Portokalli", spektakël i cili pritet të rikthehet së shpejti në ekran.