Oriola Marashi dhe Eros Grezda tashmë nuk e fshehin aspak lidhjen e tyre e përkundrazi dita ditës i shohim të jenë edhe më aktiv me postimet e tyre në rrjete sociale ku shfaqen krah njëri-tjetrit.

Së fundmi Oriola ka postuar dy video ku shfaqet me Erosin, në njërën prej tyre çifti janë në makinë ndërsa në videon tjetër futbollisti i dhuron puthje të ëmbla modeles.

Oriola dhe Erosi u lidhën para 8 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi.

Sulmuesi duket shumë i dashuruar me modelen dhe madje flitet se i ka bërë propozimin për martesë.

"Panorama plus" shkruan se Oriola ka nisur të bëjë provat e para me fustanet, për të parë se cili i përshtatet më shumë.



