Gazetarja e njohur, Juli Xhokaxhi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i kanë mbyllur emisionin e saj politik. "Byro Politike”, nuk do të transmetohet më në ekranin e Abc News dhe Juli shkruan se nuk i di arsyet e këtij vendimi.

“Ah se harrova. “Byro Politike” nuk ka më. Një hall me pak. Arsyet nuk i di…se nuk mi tha njeri”, shkruan Xhokaxhi.

Ndërkohë dje u bë e ditur se pjesë e Abc News do të jetë edhe gazetari Baton Haxhiu, i cili do të bëjë një emision politik. Thuhet se kjo është arsyeja e mbylljes së “Byrosë Politike”, sipas komenteve të miqve të gazetares, si ai i Jul Dedës që i shkruan në Facebook: “Pyet Batonin”!




