Moderatorja bukuroshe shqiptare Hygerta Sako është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan shpeshherë foto e video nga puna e saj, pushimet apo përditshmëria.

Në një prej postimeve të fundit ajo ka marrë një mesazh ku shkruhet: "Dukesh si serbe".

"Unë dukem si shqiptare dhe jam krenare që kam gjak ilir", iu përgjigj Hygerta. Më pas moderatorja sqaroi se mesazhi i ka ardhur nga një nacionalist serb dhe dukej qartë që ishte provokim.

"Sa për sqarim ku person nuk është ndjekës i imi. Ai është një personazh ultranacionalist në Serbi me mbi 130 mijë ndjekës në Insta dhe postimet e tij ndër të tjera janë kundër njohjes së Kosovës. Komenti i tij ishte provokim i pastër ndaj meritonte t'i thuhej se cilët janë autoktonët", shkruan Hygerta.







