Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 21:09

Tentoi të hidhej nga kati i 12 i pallatit, ja çfarë ndodhi me shqiptarin në Greqi

Në mungesë të një leje-qëndrimi në Greqi dhe në gjendje të vështirë ekonomike, një shqiptar tentoi se të hidhej nga kati i 12 i një pallati në Selanik. Për ngjarjen në fjalë ka reaguar së fundmi Konsullata e Përgjithshme shqiptare në Selanik.

Ata kanë takuar shqiptarin, i cili aktualisht ndodhet në rajonin e policisë dhe kanë kontaktuar me vajzën e tij. Konsulli është duke ndjekur situatën për të gjetur sa më parë një zgjidhje.

"Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.

Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar”, ka njoftuar Konsullata.