Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 21:09

Ori Nebijaj largohet nga ‘Wake up’? Reagon Isli Islami

Ori Nebijaj dhe Isli Islami prej vitesh na kanë shoqëruar çdo mëngjes me emisionin “Wake up” në “Top Channel”. Mirëpo, pak ditë më parë u përfol se këtë sezon të ri televiz Ori do t’i mungonte ekranit.

Vetë moderatorja i habiti të gjithë me anë të një postimi në rrjete sociale. “Po sikur të fle pak këtë sezon?”, shkruante ajo, duke i futur të gjithë në dyshime, të cilat janë hedhur poshtë këtë të dielë nga kolegu i saj, Isli.

Ai shpërndarë një njoftim të faqes zyrtare të emisionit, me anë të të cilit bën me dije se “Wake up” rikthehet nesër në orën 7:00 deri 10:00, së bashku me Orin.