Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 20:08

Rihanna fotografohet me syrin e nxirë dhe fytyrën plagë, çfarë i ndodhi këngëtares

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rihanna është fotografuar jashtë një restoranti në Los Angeles me syrin e nxirë dhe fytyrën e mavijosur. Fansat kanë spekuluar se ajo mund të jetë përfshirë në një sherr fizik, por ky nuk është rasti.

Rihanna ka bërë aksident me një skuter elektronik disa ditë më parë. Megjithatë, siç ka treguar përfaqësuesi i këngëtares për “People”, ajo nuk ka marrë plagë të rënda dhe po e merr veten shpejt.

“Rihanna është shumë mirë tani. Ajo bëri aksident me një skuter elektronik javën e kaluar dhe u mavijos në ballë dhe në fytyrën e saj. Fatmirësisht ajo nuk ka plagë të mëdha dhe po shërohet shpejt”, tha ai.