Gerta Shino ka mbetur një nga vajzat më të komentuara në media dhe në rrjete sociale, që pas daljes nga reality show “Big Brother”. Ajo ka bërë gjoksin dhe buzët dhe këtë e ka treguar hapur në rrjete sociale.

Për shkak të këtyre ndryshimeve të bëra në fytyrë dhe në trupin e saj, të cilat asnjëherë nuk i ka mohuar, Gertës i ndodh të përballet dhe me komente negative. Për t’iu vënë një fre, ajo ka publikuar në Instastory disa foto ku ishte natyrale dhe ende nuk kishte bërë ndërhyrje.

“Jo po shyqyr që bërë operacione se u bëre njeri! Uroj që të dukeni të gjithë pa mbushës dhe silikon siç dukesha unë pa bërë akoma asgjë. Çfarë keni për të thënë tani urryes? Pa mbushës te buzët, pa silikon, pa asgjë dhe unë kam qenë gjithmonë e bukur. Nuk kam as filtra”, ka shkruar ajo.







