Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 17:05

Shqiptari gjysmë i zhveshur kërcënon të hidhet nga kati i 12 në Selanik, zbulohet arsyeja (Video)

Një shqiptar ka kërkuar leje qëndrimi në shtetin grek dhe për të arritur këtë ka përdorur një ndër mënyrat më ekstreme të mundshme. Gjysmë i zhveshur, ai ka kërcënuar se do të hidhet nga kati i 12 i një pallati në Selanik.

Forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë zonën. Shqiptari është shprehur se tani është duke jetuar në kasolle dhe se i biri është duke kryer shërbimin ushtarak në Evros.

Burimi: "Abc News"