Një ndër fjalët kyçe të vitit 2020 është padyshim maska! Për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Koronavirusi, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë një të tillë.

Mirëpo, një video ku futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo thyen rregullat, duke e anashkaluar vendosjen e maskës, po bën xhiron e rrjetit!

Në videon në fjalë Ronaldo shihet duke ndjekur ndeshjen Portugali-Kroaci. Një anëtare e stafit i ka tërhequr vëmendjen, duke i kërkuar të vendosë maskën. Futbollisti është bindur menjëherë dhe ka zbatuar rregullin.




