Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 16:04

‘Princi im’, Olta Gixhari pozon me të birin dhe na i kënaqën sytë

Olta Gixhari dhe partneri i saj misterioz u bënë prindër për herë të parë me datë 21 gusht. Aktorja solli në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Amar.

Që nga ai moment, ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale duke i surprizuar të gjithë me format trupore. Mirëpo Olta ka treguar se është kujdesur shumë për trupin e saj dhe ka treguar kujdes me ushqimin.

Së fundmi, aktorja ka ndarë foton më të ëmbël me Amarin në bregdetin spanjoll. Ajo po e mban të voglin në krahë dhe është siguruar që të mos ia mbulojë ende portretin. "Ai është princi im", ka shkruar Olta krahas fotos.