Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 16:04

Rritet numri i viktimave/ 4 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 316 numrin e viktimave në Shqipëri.

Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.