Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 153 raste të reja në vendin tonë, ja qytetet me më shumë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime dhe janë konfirmuar 153 raste të reja pozitive me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 12 raste në Durrës, 11 raste në Shkodër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Elbasan, nga 6 raste në Lezhë, Mirditë, nga 3 raste në Kavajë, Malsi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Tropojë, Mat dhe Maliq, nga 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet dhe Kuçovë.

130 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në 6106 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.