Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 13:01

Thanë se është ndarë nga Krenari, reagon për herë të parë Luana

Ditën e djeshme Luana ishte në vëmendje të mediave pas lajmeve se ajo i ka dhënë fund lidhjes me Krenarin. Thashethemet nisën pasi dyshja e kishin hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram dhe u tha se Krenari ka munguar në ditëlindjen e Luanës, me datë 2 shtator.

Pas këtyre lajmeve, Luana ka reaguar me disa postime në Instastory ku tregon se fundjavën po e kalon jashtë vendit dhe mesa duket ndodhet në shoqërinë e partnerit.

Në një prej postimeve, moderatorja shfaqet në një darkë romantike dhe nuk ka postuar foto apo video nën shoqërinë e njerëzve të tjerë, duke na treguar se ndodhet në shoqërinë e Krenarit.

Po ashtu burime për Prive.al kanë konfirmuar se çifti janë bashkë dhe të lumtur.