Nga Shqipëria / E Diel 6 Shtator 2020, 13:01

Askush s'do donte t'i ndodhte kjo që i bëri djali Jona Spahiut

Moderatorja shumë e dashur për publikun, që prej kohësh i mungon ekranit, Jona Spahiu ndan shpesh momente me të birin, Raiden në rrjete sociale. Së fundmi, Jona ka treguar një incident që ka shkaktuar i vogli dhe me siguri askush nuk do donte t'i ndodhte kjo.

Jona ka publikuar 3 foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan me pika duke shijuar një gotë verë të bardhë, teksa shkruan se nuk ka mundur t'i postojë ato pasi Raiden ia ka hedhur telefonin në ujë.

"Raiden vendosi t'i bente nje zhytje spektakolare ne pishine telefonit tim, dhe ja ku jane fotot e pa-postuara te tre diteve", shkruan Jona.